Hulk është duke menduar rikthimin në futbollin evropian.
Sulmuesi brazilian ka kaluar pesë vite në futbollin kinez tek skuadra Shanghai SIPG.
Por kontrata e tij me këtë klub ka skaduar dhe për momentin braziliani është një futbollist i lirë.
34-vjeçari po mendon rikthimin në Evropë ku ofertat nuk mungojnë, kryesisht nga kampionati turk.
Besiktas, Galatasaray dhe Istanbul Basaksehir i kanë bërë oferta lojtarit i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen.
Një tjetër ofertë që ka për momentin braziliani është ajo edhe nga ish-klubi i tij Porto, ku kishte kaluar katër vite të karrierës.
Për sulmuesin e fuqishëm interesim kanë shprehur edhe skuadrat braziliane, por Hulk synon të rikthehet në Evropë.
Gjithsesi lojtari pritet që gjatë kësaj jave të vendos përfundimisht për skuadrën e tij të re. /Telegrafi/