Telegrafi

Higuain pritet të mbërrijë të martën në Londër për të finalizuar transferimin te Chelsea  

Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain, njoftohet se do të mbërrijë në Londër të martën për të finalizuar lëvizjen e tij te Chelsea.

Transferimi i yllit argjentinas në Stamford Bridge është duke u përfolur tash e disa javë.

Megjithatë, vetë tani gjatë kësaj jave si duket do t’i vijë fundi kësaj sage transferimi.

Lexo po ashtu Zbulohen shumat dhe klauzolat rreth transferimit të Higuainit te Chelsea

Sipas gazetarit Alfredo Pedulla nga Sportitalia, Higuain është gati të fillojë aventurën e tij të re te klubi londinez.

I huazuari i Juventusit te Milani pritet të arrij në kryeqytetin anglez të martën në mëngjes.

Ai pritet të lidhet me Blutë për herë të parë, para se të kryej testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën e tij.

Lexo po ashtu Të martën kompletohet transferimi i Piatek te Milani?

31-vjeçari mendohet të ketë rënë dakord për një huazim fillestar te Chelsea deri në fund të sezonit, ndërsa më vonë huazimi mund të zgjatet ose të bëhet transferim i përhershëm.

Kalimi i Higuain pritet të ketë efekt domino te sulmuesit, pasi Krzysztof Piatek pritet të bashkohet me Milanin dhe ndërsa Alvaro Morata me Atletico Madridin. /Telegrafi/