Telegrafi

Hidhet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Aston Villa-Lille ndeshja kryesore

Sot (e premte), në Nyon të Zvicrës, me fillim nga ora 14:00 është hedhur shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës.

Gara e tretë e klubeve evropiane për nga rëndësia ka hedhur sot shortin për ndeshjet çerekfinale, ku pritet të jetë shumë interesant.

Padyshim se ndeshja më e fortë do të jetë ajo në mes të Aston Villas dhe Lille.

Interesant do të jetë edhe në takimet Olympiacos-Fenerbahce dhe Viktori Plzen-Fiorentina.

Ndeshja e katërt është ajo në mes të Club Brugge dhe PAOK.

Në gjysmëfinale, do të ndeshen fituesi i ndeshjes Aston Villa-Lille ndaj Olympaicos-Fenerbahce dhe fituesi i Viktoria Plzen-Fiorentina kundër Club Brugge-PAOK. /Telegrafi/