Site icon Telegrafi

Hidhet shorti për 1/8-tën e Kupës FA, spikat ndeshja Chelsea-United

Është hedhur shorti për raundin e pestë apo 1/8-tën e Kupës FA në Angli.

Kupa FA ka filluar të hyjë në fazën e nxehtë, pasi tashmë kanë mbetur vetëm edhe 16-të skuadra në këtë garë.

Sot (e hënë) gjatë mbrëmjes është hedhur shorti nga FA për çiftet e 1/8-tës së finales në këtë Kupë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Kupës FA

Si çdo raund edhe në këtë raund spikasin ndeshja interesante, pasi kanë mbetur skuadra të mëdha ende në garë për trofeun.

Ndeshja kryesore në këtë fazë është ajo në mes të fituesit aktual, Chelseat, që do të pres në shtëpi Manchester Unitedin.

https://twitter.com/ESPNUK/status/1089971710303064066

Kampioni në fuqi i Ligës Premier, Manchester City do të ndeshet në këtë fazë me fituesin e çiftit Middlesbrough-Newport.

Skuadra tjera nga Liga Premier në këtë fazë janë edhe Wolves, Watford, Brighton dhe Crystal Palace.

Çiftet e 1/8-tës në Kupën FA:

Bristol City – Shrewsbury/Wolves

AFC Wimbledon – Millwall

Doncaster – Crystal Palace

Middlesbrough/Newport – Manchester City

Chelsea – Manchester United

Swansea – Barnet/Brentford

Portsmouth/QPR – Watford

Brighton/West Brom – Derby

/Telegrafi/

Exit mobile version