Shoqata e gazetarëve sportiv anglezë (FWA) ka zgjedhur Jordan Hendersonin si lojtarin më të mirë në Ligën Premier për sezonin 2019/20.
Kapiteni i Liverpoolit, Henderson ka arritur të fitojë garën e fortë për t’u zgjedhur më i miri i vitit në kampionatin elitar anglez.
Është shoqata e gazetarëve sportiv anglez që ka zgjedhur Hendersonin si më të mirin, duke mposhtur në garë Kevin de Bruynen dhe Marcus Rashfordin.
“Shoqata e gazetarëve të Futbollit ka kënaqësi të njoftojë se Jordan Henderson është Futbollisti i Vitit për 2019-20”.
“Kapiteni i Liverpoolit pa garë të ashpër nga Kevin De Bruyne i Manchester Cityt dhe Marcus Rashford i Manchester United si dhe shokët e skuadrës, Virgil Van Dijk dhe Sadio Mane në kërkim të çmimin më të vjetër individual në botë”.
Jordan Henderson, new Footballer of the Year, said: “I’d like to say how appreciative I am of the support of those who voted for me and the Football Writers’ Association in general. But as grateful as I am I don’t feel like I can accept this on my own.." #FOTY20 #Henderson pic.twitter.com/JggGrxqcz2
— The Football Writers' Association (@theofficialfwa) July 24, 2020
“Dy lojtarë të tjerë të Liverpoolit – Trent Alexander-Arnold dhe Alisson Becker – morën gjithashtu vota pasi kampionët e Ligës Premier mbizotëruan në votim, por ishte Henderson ai që ishte një fitues bindës, duke fituar më shumë çerekun e votave”, thuhet në njoftimin e FWA.
Ndryshe, anglezi ishte njëri nga lojtarët kryesorë të Liverpoolit në triumfin e Ligës Premier pas plot 30 vjet pritjesh. /Telegrafi/
Congratulations, skipper 😍
👏 @JHenderson 👏
— Liverpool FC (@LFC) July 24, 2020