Site icon Telegrafi

Haziri, VV-së: Pranojeni Hotin kryeministër dhe rolin historik të presidentit Rugova (Video)

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të pranojë dy kushte të LDK-së në rast se dëshiron të krijohet koalicioni mes këtyre dy partive.

Haziri ka thënë se Vetëvendosje duhet të pranojë kryeministrin e LDK-së, nëse kërkon që të bashkëpunojë me këtë parti. Po ashtu, nënkryetari i LDK-së deklaroi se kusht tjetër i LDK-së për VV-në, është njohja e frymës së rugovizmit.

“Avdullah Hoti duhet të jetë i nominim i përbashkët për kryeministër”, tha Haziri për Tribuna Channel. “E dyta: roli i themeluesit të këtij shteti dhe roli historik i presidentit Ibrahim Rugova. Është e vetmja organizatë politike që nuk e ka njohtë këtë ende”.

Ai ka thënë se kandidatët e tjerë për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti, nuk kanë asnjë përparësi ndaj Avdullah Hotit të LDK-së, përveç se Haradinaj ka të drejtën legale që të provojë i pari të formojë qeverinë.

Exit mobile version