Telegrafi

Hazard dhe Higuain largohen, Odoi dhe Pulisic kryesorët – kështu mund të duket Chelsea në sezonin e ri

Real Madridi është i bindur se do ta transferojë Eden Hazardin nga Chelsea, madje raportohet se marrëveshja mes të dyja klubeve tashmë është arritur.

Skuadra londineze duket e pafuqishme që ta ndalojë largimin e yllit belg, por ata tani do të kenë Christian Pulisicin që e transferuan në janar nga Borusssia Dortmund për 63 milionë euro.

Me Kepa Arrizabalagan në portë, Chelsea do t’i bëjë disa ndryshime në mbrojtje, në mesfushë dhe në sulm, me disa emra të rinj.

Kepa Arrizabalaga gjatë prezantimit si lojtar i Chelseat (Foto: Getty Images)

Mbrojtja në sezonin e ri te skuadra londineze pritet të jetë: David Luiz, Cesar Azpilicueta, Marcos Alonso, Emerson Palmieri, Antonio Rudiger Reece James dhe Kurt Zouma.

Nga skuadra priten të largohen Gary Cahill, Ethan Ampadu (huazim) dhe Davide Zapacosta (mund të shitet apo të huazohet).

Në mesfushë do të jetë treshja Jorginho, N’Golo Kante dhe Ruben Loftus-Cheek, ndërsa në bankën rezervë do të jetë Mason Mount me Ross Barkleyn.

N’Golo Kante (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Nga skuadra pritet të largohen lojtarët si Danny Driknwater, Marco Van Ginkel, Mario Pasalic dhe Timeoue Bakayoko.

Sulmi i Chelseat do të përbëhet nga: Christian Pulisic, Callum Hudson-Odoi, Willian Borges, Pedro Rodriguez dhe Olivier Giroud.

Lexo po ashtu Chelsea ia tregon Real Madridit çmimin e Hazardit

Nga skuadra pritet të largohen: Eden Hazard, Gonzalo Higuain, Michy Batshuayi (huazim), Tammy Abraham (huazim).

Hazard me fanellën e re (Foto: FC Chelsea/Twitter)

/Telegrafi/