Një legjendë e Chelseat, dy super yje të Real Madridit dhe një nga lojtarët më të trofeshëm brazilianë të të gjitha kohërave përbëjnë ‘mbrojtjen e ëndrrave’ më të “vështirë” që Harry Kane është përballur ndonjëherë.
Në një intervistë me SPORTbible, Kane nuk hezitoi të emërojë mbrojtësit më të mirë me të cilët është përballur gjatë karrierës.
Sulmuesi anglez ka zgjedhur nga një mbrojtësi prej secilit nga katër pozicionet, ndërsa emrat e tij vështirë se mund të kundërshtohen.
“John Terry. Kam luajtur kundër tij për disa vjet dhe ai është një mbrojtës shumë i zgjuar. Pozicionohej mirë, e përdorte mirë trupin e tij, nuk ju linte të bëni vrapime përtej”, ka thënë fillimisht Kane kur u desh te zgjedh njërin qendërmbrojtës.
“Sergio Ramos – shumë i mirë, një lojtar i kompletuar. Unë gjithashtu kam thënë Giorgio Chiellini në të kaluarën, pasi kam luajtur kundër Chiellinit për Italinë dhe Juventusin. Pastaj për momentin mendoj se Virgil van Dijk është aty me një nga më të mirët gjithashtu”.
Sulmuesi i Tottenhamit është përballur me Ramos disa herë në përplasjet e Ligës së Kampionëve në sezonet e fundit, por ai nuk është i vetmi lojtar i Real Madrid që ka tërhequr vëmendjen e tij, pasi ai zgjodhi edhe një mbrojtës krahu nga Mbretërit.
“Marcelo. Mbrojtës fantastik i majtë – cilësia e tij me top është e mahnitshme. Vërtetë, me të vërtetë e veçantë”.
“Mbrojtësi i djathtë? Kam luajtur një herë kundër Dani Alvesit në një ndeshje para-sezonale dhe ai është aq i mirë sa nuk e imagjinoni. Nuk jam në kontakt shumë me mbrojtësit, sepse unë normalisht nuk jam në krahë – por me siguri ju e shihni cilësinë e tyre në fushë”, përfundoi ylli anglez. /Telegrafi/