Telegrafi

Nuk e la ta thyejë rekordin e Messit, Guardiola zbulon arsyen pse e zëvendësoi Haalandin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka treguar arsyen pse vendosi ta zëvendësoj sulmuesin Erling Haaland në ndeshjen ndaj RB Leipzig, duke mos e lejuar ta shënoj edhe golin e gjashtë.

Manchester City fitoi me rezultat të thellë 7-0 ndeshjen e dytë ndaj RB Leipzig, duke kaluar tutje në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Pesë gola u shënuan nga sulmuesi norvegjez, Haaland, i cili barazoi rekordin e Lionel Messit, por këtë e arriti brenda 57 minutave.

Lexo po ashtu Ka dyshime se përse Guardiola e zëvendësoi Haalandin ndaj RB Leipzigut

Haaland mund ta thyente këtë rekord të madh po që se Guardiola të mos e zëvendësonte dhe trajneri spanjoll ka treguar arsyen pas ndeshjes.

“Haaland ka një mentalitet të pabesueshëm. Ne jemi shumë të lumtur me këtë djalë. Nuk e njihnim atë para nënshkrimit, por Erling është gjithmonë i lumtur, gjithmonë qesharak, ai është i mirë me shokët e tij”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Lexo po ashtu Haaland zbulon se çfarë i tha Guardiolas kur e zëvendësoi ndaj RB Leipzigut

“E di që Haaland barazoi rekordin e Messit, sigurisht që më kujtohet! Është e pabesueshme që e bëri në 60 minuta”.

“Erling është i ri… ai ka një nxitje për të mposhtur rekordin e Messit në të ardhmen. Nëse do ta bënte këtë që në moshën 22-vjeçare, ai do të mërzitej në të ardhmen e tij!”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/