Site icon Telegrafi

Gundogan refuzon dy oferta fitimprurëse, preferon Barcelonën

Kapiteni i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan thuhet se ka refuzuar dy oferta fitimprurëse këtë verë.

Mesfushori i Citizens, i cili e ndihmoi skuadrën e tij për të fituare tripletën historike këtë sezon, po i jep fund kontratës me klubin nga Etihad.

Megjithatë, nuk mungojnë klubet e interesuara për 32-vjeçar, i cili ka qenë njëri nga mesfushorët më të mirë në botë viteve të fundit.

Gjermani me origjinë turke ka qenë një objektiv i Barcelonës, me ofertën e tyre që e tërheq shumë, pasi tashmë ka refuzuar dy oferta të mëdha parash.

Lexo po ashtu Ilkay Gundogan 'pajtohet me një marrëveshje trevjeçare' për t'u larguar nga Man City

Sipas gazetës Bild në Gjermani, Gundogan refuzoi interesimin nga ish-klubi i tij Borussia Dortmund dhe një ofertë nga Arabia Saudite.

City mund të vijë ende me një përpjekje për ta mbajtur atë në klub për sezonin e ardhshëm dhe më tej.

Siç qëndrojnë gjërat, Gundogan do t’i bashkohet Barçës si lojtar i lirë duke nënshkruar një kontratë shumëvjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version