Mesfushori i ri francez, Matteo Guendouzi ka zgjedhur ekipin e ëndrrave apo më të mirën ndonjëherë, por nuk ka përfshirë asnjë lojtarët të Arsenalit dhe kjo ka revoltuar fansat e klubit londinez.
Djaloshi i talentuar u bashkua në verë me Arsenalin nga Lorient për një shifër rreth 10 milionë eurosh.
Guendouzi ka impresionuar menaxherin Unai Emery, i cili i ka besuar në plot 26 ndeshje në këtë sezon debutues.
Edhe tifozët janë të kënaqur me talentin e 19-vjeçarit, që po tregon aftësitë në fushë në çdo ndeshje.
Por, mesfushori francezi i la tifozët të tronditur kur ai bëri zgjedhjen e tij për një 11-she të ëndrrave.
Në pamjet e kanalit zyrtar të klubit në YouTube, skuadra e të riut ishte e mbushur me yje të tillë si Sergio Ramos i Real Madridit dhe legjenda e Barcelonës Xavi.
Dhe kur erdhi në krahun e majtë të sulmit, Guendouzi zgjodhi yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo duke thënë: “Ai është një lojtar i kompletuar i cili shënon shumë gola”.
Kjo ka frustruar dhe revoltuar tifozët e Arsenalit, të cilët u indinjuan me mos-përzgjedhjen e legjendës së tyre, Thierry Henry.
Francezi është golashënuesi më i mirë i Arsenalit me 228 gola, duke fituar dy tituj të Ligës Premier dhe një Kupë të Botës.
Pra, mungesa e tij nga ekipi i ëndrrës së Guendouzit pa tifozët reagonin me zemërim.
“Ronaldo para Henry”, tha një tifoz, ndërsa një tjetër shtoi: “Ka shumë urrejtje”.
Një tjetër komentoi: “Si mund të mos e zgjedh Henryn?”.
“Nuk është Henry”,shtoi një tjetër me befasi, ndërsa një tjetër shtoi “Matteo, largohu”.
“Nuk është Henry. A jeni ju lojtar i Arsenalit?”, ishte komenti më revoltues. /Telegrafi/