Site icon Telegrafi

Guardiola planifikon rindërtimin e skuadrës, pesë yje pritet t’i largojë në verë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, planifikon të rregullojë skuadrën e tij këtë verë duke bërë disa largime të rëndësishme.

Sipas mediumit britanik The Telegraph, pesë lojtarë në ekipin e parë mund të jetë vendosur të largohet nga Etihad në fund të sezonit.

I pari që pritet të largohet është mbrojtësi Nicolas Otamendi, i cili nuk bind më dhe në vend të tij të vjen Pau Torres i Villarrealit, 22 vjeç.

Lexo po ashtu Man City identifikon dy objektivat e mbrojtjes

Njëri nga Benjamin Mendy, Oleksandr Zinchenko ose Angelino do të largohet, me këtë të fundit ka shumë të ngjarë pasi është paraqitur vetëm tre herë që nga ribashkimi me Cityn nga PSV Eindhoven verën e kaluar.

Më tej, 34-vjeçari David Silva pritet të largohet nga City pas dhjetë sezoneve shumë të suksesshme në klub.

Lexo po ashtu Silva paralajmëron largimin nga City, do ta vazhdoj karrierën në MLS

Leroy Sane ka të ngjarë të shitet pasi të shërohet nga një dëmtim i ligamentit kryqëzues dhe Bayern Munichu mund të jetë skuadra e tij e re.

Mund të ketë gjithashtu një ndryshim në sulm, pasi me sa duket City nuk është i sigurt për të ardhmen e brazilianit Gabriel Jesus. /Telegrafi/

Exit mobile version