Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka mohuar raportet e ofertës rekord botërore të klubit të tij për të nënshkruar me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
Raportet nga Spanja sugjeruan se City ishin të gatshëm të paguanin deri në 755 milionë euro për Messin para se sulmuesi i Argjentinës të nënshkruante një marrëveshje të re në Barcelonë vitin e kaluar.
Por, Guardiola ka mohuar përpjekjen për të nënshkruar me Messin nga klubi i tij i mëparshëm, Barcelona.
“Kur u largova nga Barcelona dhe shkova në Bayern Munich dhe Manchester City unë kurrë nuk i thashë Messit që të vinte këtu”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Unë kurrë nuk shkova te drejtuesit e të dy klubeve dhe të iu them që unë e dua këtë lojtar në ekip”.
“E di sa e rëndësishme është për Barcelonën prania e Messit”.
“Kurrë nuk e kam bërë hapin e parë për të thënë se e dua këtë lojtar. Kurrë”.
“Kam thënë një mijë herë që dua që ai të qëndrojë në Barcelonë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/