Mediumet gjermane kanë zbuluar se treshja e Manchester Cityt, Leroy Sane, Kevin De Bruyne dhe Ilkay Gundogan ishin nënshkrimet personale të Pep Guardiolas, pasi i kërkoi edhe gjatë kohës së tij te Bayern Munich.
Të tre lojtarët në fjalë u bashkuan me ‘Qytetarët’ nga skuadra gjermane të Bundesligas, duke qenë të shikuar nga afër nga Guardiola gjatë kohës së tij me Bavarezët.
Sipas magazinës gjermane Zeitmagazin, Guardiola ishte gjithmonë i vendosur për të punuar me treshen de Bruyne-Gundogan-Sane – pavarësisht se ku përfundon ai.
Në të vërtetë, nëse ai kishte mbetur me Bayern Munich, Guardiola do të kishte këmbëngulur që drejtuesit e klubit të nënshkruajnë me tre mesfushorët.
Trajneri katalunase nuk kishte asnjë dyshim se ai do ta mbante Bayernin në krye të Bundesligas dhe konkurrencës në Ligën e Kampionëve, duke nënshkruar me treshen në fjalë. /Telegrafi/