Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola mund të jetë i gatshëm të shesë Bernardo Silva për të financuar një transferim për mesfushorin e Aston Villa dhe Anglisë, Jack Grealish.
City arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve, por u mposht nga Chelsea duke iu pamundësua fitimi i trofeut, pas atij të Ligës Premier.
Kështu, drejtuesit e klubit nga Etihad dhe trajneri Guardiola kanë bërë plane për përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.
I sakrifikuari i madh i ekipit pritet të jetë portugezi Bernardo Silva, i cili pëlqehet shumë nga Atletico Madridi dhe në vend të tij ta sjell anglezin Grealish.
Guardiola tani duhet të vendosë nëse ndjekja e një personi si Grealish është aq e vlefshme sa të humbasë Bernardon për ta bërë këtë.
City mund të ketë fonde të konsiderueshme transferimi, por ata gjithashtu synojnë një qendërsulmues të ekipit të parë këtë verë.
Sipas mediumit The Sun, Guardiola është një tifoz i madh i Bernardos, por spanjolli e di se ai duhet të sakrifikojë një ose dy lojtarë nëse dëshiron të bëjë blerje të mëdha në skuadër. /Telegrafi/