Ndërsa negociatat e kontratës së Ronald Araujo me Barcelonën vazhdojnë, thashethemet për të ardhmen e qendërmbrojtësit uruguaian kanë filluar të rriten më shumë me Manchester Cityn klubin e fundit të interesuar për të.
Kontrata e Araujos me Barcelonën do të skadojë në verën e vitit 2023 dhe deri tani nuk ka ndonjë marrëveshje rinovimi vetëm thashetheme largimi.
Sipas Diario Sport, agjenti i mbrojtësit, Edmundo Kabchi, u fotografua duke shijuar një darkë me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.
City ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje për Araujon, por kjo foto i ka vënë drejtuesit e Barcelonës në alarm të kuq.
Araujo është aktualisht njëri nga anëtarët më pak paguar të ekipit të parë dhe beson se duhet të jetë në të njëjtin nivel me Ferran Torres, Pedri dhe Ansu Fati, që do të ishte rreth 6 milionë euro në vit.
Uruguaiani vlerësohet 35 milionë euro nga Transfermarkt dhe tashmë ka arritur të bëjë shtatë paraqitje për kombëtaren e tij.
Ai iu bashkua Barcelonës nga Boston River në vitin 2018 dhe që atëherë në ekipin e parë ai ka bërë 63 paraqitje për klubin. /Telegrafi/