Telegrafi

Goli i Rakiticit zgjidhet më i miri i javës në Ligën e Kampionëve

Ivan Rakitic (Photo by Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Ivan Rakitic ka shënuar golin më të mirë në javën e dytë të Ligës së Kampionëve.

Në këtë të martë e mërkurë mbrëma janë zhvilluara ndeshjet e dyta të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Edhe në këtë javë shumica e rezultateve ishin të pritshme, por nuk munguan as befasitë.

Lexo po ashtu Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë futbollistët e Romës

Në aspektin individual po ashtu pati lojtarë që treguan nivel të lartë dhe shkëlqyen me gola dhe paraqitje të mira.

Sigurisht që nuk munguan as supergolat e shënuara në ndeshjet që sollën plot gola.

Megjithatë, është goli i yllit kroat, Rakitic, ndaj Tottenhamit është zgjedhur si më i miri i javës së dytë në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Messi zgjidhet lojtari më i mirë edhe në javën e dytë të Ligës së Kampionëve

Goli i Rakiticit arriti të fitojë konkurrencën ndaj golit të Neymarit dhe atij të Paulo Dybalas.

Neymar shënoi nga gjuajtja e lirë ndaj Crvena Zvezdas, ndërsa Dybala shënoi gol të bukur ndaj Young Boysit. /Telegrafi/