Telegrafi

Gnabry nuk është, por edhe dy yje të tjerë në dyshim – Thomas Tuchel tregon gjendjen e futbollistëve të tij para ndeshjes me Arsenalin

Bayern Munich do të përballet me Arsenalin në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Bavarezët kanë disa probleme me lëndime për t’u përballur përpara ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit.

Përpara ndeshjes, menaxheri i Bayern-it, Thomas Tuchel, tregoi se mungesa kryesore e tyre është Serge Gnabry që nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm.

Lexo po ashtu Shembull që duhet ndjekur: Bayerni uron Leverkusenin për titullin e kampionit

Megjithatë për këtë sfidë shumë të rëndësishme në dyshim janë edhe dy sulmuesit tjerë anësorë, Kingsley Coman dhe Leroy Sane.

“E keqja e madhe në të gjithë ndeshjen është dëmtimi i Kingsley Coman. Më trishton shumë sepse e di se sa shumë ka punuar dhe sa i rëndësishëm është për ne. Së pari Serge Gnabry është jashtë, pastaj ai dhe Leroy Sane janë në dyshim për të mërkurën”.

Lexo po ashtu Bayern Munich nis bisedimet me tre herë fituesin e Ligës së Kampionëve për postin e trajnerit

Tuchell mund të detyrohet të rreshtojë një ekip pa këta tre sulmues të rëndësishëm, edhe pse Leroy Sane ka më shumë gjasa nga këta yje të lartpërmendur të jetë i aftë për ndeshjen kundër Topçinjve. /Telegrafi/