Telegrafi

Glik, mbrojtësi që kërkohet nga gjysma e Evropës

Torino mund të mbetet pa kapitenin e saj Kamil Glik në fund të stinorit.

Paraqitjet e mira në vitet e fundit me fanellën e Torinos, kanë bërë skuadrat evropiane që t’i kërkojnë shërbimet e polakut.

28-vjeçari është bërë njëri nga mbrojtësit më të kërkuar në Evropë, pasi në adresë të tij deri më tani kanë mbërritur 11 oferta.

Tri skuadrat e mëdha italiane, Roma, Milan dhe Inter janë duke kërkuar qendërmbrojtësin i cili kërkohet edhe në Portugali nga Benfica.

Leicester City, Tottenham Hotspurs dhe Everton janë tri skuadrat angleze që i dëshirojnë shërbimet e tij.

Ndërkohë Glik ka oferta edhe nga Turqia nga dyshja e madhe Besiktas dhe Galatasaray, ndërsa në Gjermani e duan Wolfsburgu dhe Borussia Moenchegladbach.

Për ta lënë të lirë yllin e saj, Torino kërkon rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/