Telegrafi

Gjysma e ekipeve të Serie A në garat evropiane – ka një skenar që i dërgon 10 klube italiane në Evropë

Kur tani është e garantuar që Italia do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ky numër mund të shkojë në gjashtë, për një maksimum prej 10 skuadrash në garat evropiane.

Kalimi në gjysmëfinale i Atalantës, Romës dhe Fiorentinës ndihmoi të sigurohet matematika e nevojshme në renditjen e UEFA-s, që do të thotë se Italia do të marrë një vend shtesë në Ligën Kampionëve të re dhe të zgjeruar në sezonin 2024-25.

Megjithatë, ky nuk është fundi i lajmeve të mira për italianët.

Është e mundur të shohim gjashtë skuadra të Serie A në Ligën e Kampionëve, sepse kushdo që fiton Ligën e Evropës fiton gjithashtu akses automatik në turne.

Pra, nëse Atalanta ose Roma fitojnë Ligën e Evropës dhe gjithashtu përfundojnë jashtë pesëshes së parë, ata do të hyjnë gjithashtu në Ligën e Kampionëve.

Lajmi edhe më i mirë është se edhe nëse këto skuadra përfundojnë në vendin e pestë në Serie A, ata përsëri marrin vendin e bonusit në Ligën e Kampionëve, me ekipin e vendit të gjashtë që do të shkojë tutje.

Megjithatë, nëse Roma ose Atalanta fitojnë Ligën e Evropës dhe përfundojnë të katërtit, do të jenë ‘vetëm’ pesë skuadrat italiane në Ligën e Kampionëve.

Siç qëndrojnë gjërat, pesë më të mirat shkojnë në Ligën e Kampionëve, i gjashti dhe i shtati në Ligën e Evropës, plus i teti në Ligën e Konferencës.

Megjithatë, ekziston një skenar ku Italia mund të marrë deri në 10 ekipe në turnetë e UEFA-s sezonin e ardhshëm.

Nëse Fiorentina fiton Ligën e Konferencës, ajo hyn automatikisht në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

Pra, nëse ata përfundojnë jashtë tetëshes së parë dhe ngrenë trofeun, atëherë do të ketë një vend shtesë.

Nëse Roma ose Atalanta fitojnë Ligën e Evropës dhe përfundojnë jashtë tetëshes më të mirë – që ka pak gjasa që të ndodh– plus Fiorentina fiton Ligën e Konferencës, prandaj do të shtonte dy vende shtesë dhe do ta çonte numrin e ekipeve të kualifikuara në 10.

Duke marrë parasysh se Serie A ka 20 klube, kjo do të thoshte se gjysma e kampionatit do të luanin në Evropë. /Telegrafi/