Site icon Telegrafi

Gjykata merr vendim ndaj dy të miturve të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva

Dy të dyshuarit në lidhje me vdekjen e të riut 18-vjeçar, Lulzim Zejnullahu, janë vendosur në paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Vendimi për A.A dhe E.K., u konfirmua nga zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.

Pas vendimit, të akuzuarit janë dërguar menjëherë në mbajtje.

Lexo po ashtu Pamje të rënda: Momenti kur u godit me veturë dhe u rrah për vdekje i riu nga Podujeva

Detajet mbi rrethanat e incidentit vazhdojnë të hulumtohen, por nga raportet e deritanishme dihet se Lulzim Zejnullahu ka pësuar lëndime fatale si rezultat i një sulmi brutal.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, Zejnullahu nuk arriti të mbijetojë pas plagëve të marra dhe ndërroi jetë të shtunën.

Lexo po ashtu Bulliqi: I dyshuari për vrasjen e të riut në Podujevë ishte i dënuar me tri vite burgim

Ngjarja tragjike u dokumentua pjesërisht në një video të tmerrshme që më pas u bë publike në media, ku Zejnullahu duket se është rrahur dhunshëm nga njëri nga të dyshuarit duke përdorur një objekt metalik.

Hetimet e mëtejshme do të zbulojnë hollësitë e plotë të këtij rasti të rëndë dhe motivet që çuan në këtë akt dhune.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në një konferencë për media pas mbledhjes së këshillit komunal të sigurisë, tha se njëri nga dy të dyshuarit për vrasjen e të riut Lulzim Fejzullahu në Podujevë, është i dënuar me tri vite burgim në një rast të mëhershëm dhe se ka një dosje të trashë penale në organet e rendit./Telegrafi/

Exit mobile version