Milan, Inter dhe Chelsea kanë një sfidant të ri në garën për mesfushorin Fiorentinas, Milan Badelj, pasi Atletico Madrid janë gjithashtu të interesuar për shërbimet e tij.
Reprezentuesi kroat e ka bërë të qartë se ai nuk do ta rinovojë kontratën e tij në Firence dhe dëshiron të largohet, ose në janar ose në fund të sezonit.
Ndërsa, ai po ashtu ka deklaruar se Rossonerët janë favoritë për shkak të pranisë së trajnerit, Vincenzo Montella, teksa edhe Interi janë të etur për ta sjellë atë në San Siro, por edhe Chelsea kanë qenë gjithashtu të lidhur.
Tani Calciomercato.it dhe La Nazione pretendojnë se edhe gjiganti spanjoll, Atletico Madrid kanë vendosur sytë mbi Badeljin, përcjell Telegrafi.
Është e mundur që spanjollët mund të ofrojnë ish-mbrojtësin e Sassuolos, Sime Vrsaljko, si pjesë e një marrëveshje të këmbimit. /Telegrafi/