Mesfushori i Atalantas ka qenë gjithashtu i lidhur me Arsenalin, por kampionët e Serie A kanë për qëllim të fitojnë shërbimet e Franck Kessie me një ofertë në afatin kalimtar të janarit.
Sipas Calciomercato, Juventus janë duke u përgatitur për të rivalizuar, Chelsean dhe Arsenalin për nënshkrimin e mesfushorit të Atalantas, Franck Kessie.
Kjo pasi, adoleshenti që reprezenton Bregun e Fildishtë ka impresionuar në Serie A këtë sezon, duke shënuar pesë herë dhe duke bërë edhe një asistim.
Vlera e tij është në rritje në prag të afatit kalimtar të dimrit, ku pritet që ai do të gjenerojë të paktën një tarifë prej rreth 15 milionë funteve.
Megjithatë, ‘Zonja e Vjetër’ e ka ndërmend të kryesojë renditjen për shërbimet e mesfushorit, duke mposhtur konkurrencën e gjigantëve të Ligës Premier, me kampionët e Serie A të përgatitur për të bërë një marrëveshje në janar dhe ta lënë Kessien deri në fund të sezonit në huazim te Atalanta. /Telegrafi/