Site icon Telegrafi

Gjigantët anglezë mësojnë çmimin e sulmuesit Darwin Nunez

Klubet angleze, Arsenali, Manchester United dhe Newcastle United kanë mësuar koston për të nënshkruar me sulmuesin e Benficas, Darwin Nunez, në verë.

Sulmuesi i Benficas është një emër i nxehtë tash e disa kohë, me disa skuadra të mëdha që duan tashmë t’i sigurojnë shërbimet e 22-vjeçarit.

Uruguaiani ka shënuar 26 gola në 33 ndeshje këtë sezon dhe është golashënuesi më i mirë në ligën portugeze me 20 gola.

Lexo po ashtu Top golashënuesit në ligat evropiane deri më tani në këtë sezon - lista ka disa emra befasues

Klubet nga Liga Premier, në veçanti Arsenali, Unitedi dhe Newcastle janë të interesuar për transferimin e tij dhe tashmë kanë pyetur për çmimin.

Sipas Record në Portugali, Benfica dëshiron një tarifë të madhe për Nunez, veçanërisht pasi ai ua siguroi çerekfinalen e Ligës së Kampionëve me golin e vetëm kundër Ajaxit.

Ky medium thekson se klubi që dëshiron Nunez do të duhet të paguajë afër 80 milionë euro për të bindur Benficën që ta shesë yllin e tyre këtë verë. /Telegrafi/

Exit mobile version