Gjigantët e Ligës Premier, Chelsea dhe Manchester City po ndjekin me interesim mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni.
Mbrojtësi italian ka qenë prej kohësh i lidhur me një kalim në Angli, ku nuk mungojnë klubet e interesuara.
Sipas mediumit Calciomercato.com, skautët e Chelseat dhe Cityt po e shikojnë Bastonin këtë sezon, të vetëdijshëm se Interi do të shesë për ofertën e duhur.
Nerazzurrët do të kërkojnë të ndezin një ankand me një çmim fillestar prej 60 milionë funtesh apo rreth 70 milionë euro.
Në korrik, 24-vjeçari vendosi një kontratë të re pesëvjeçare me klubin. Kontrata e tij aktuale do të përfundojë në vitin 2028.
Megjithatë, Interi po përgatitet të ndahet me Bastonin pasi identifikoi Perr Schurrs të Torinos si zëvendësues. /Telegrafi/