Presidenti i Santosit, Modesto Roma ka zhvilluar takime në Evropë këtë javë me zyrtarët e Manchester United, Chelsea dhe Atletico Madrid.
Sipas asaj që raporton ‘Goal’, Roma është i angazhuar në bisedime me evropianët për lëvizjet e mundshme për yjet e tij, Thiago Maia dhe Gabigol.
“Ne kemi pasur biseda të frytshme. Ne nuk kemi ardhur për të blerë ose shitur lojtarë, as në Londër apo Madrid. Ne kemi ardhur për të ndërtuar marrëdhënie”, deklaroi Roma për ‘Goal’, transmeton Telegrafi.
“Nuk kishte oferta, por ne nuk flasim për partneritet. Kam biseduar me Manchester United, Chelsea dhe Atletico Madrid”, ka përfunduar presidenti i Santosit.
Qasja fillestare e Chelseat për Thiago Maia u zhvillua muajin e kaluar me anë të agjentit brazilian, Giuliano Bertolucci.
Blutë tashmë pritet të bëjë një ofertë zyrtare për mesfushorin 19-vjeçar, edhe pse Santosi kërkojnë të paktën 20 milionë euro për shërbimet e tij.
Duke pasur oferta tashmë të nxjerra nga Juventus dhe Inter, ‘Gabigol’ gjithashtu po merr interesimin nga Manchester United, Leicester City dhe Atletico.
Sulmuesi 19-vjeçar i ka bërë tashmë të qartë Santosit se ai dëshiron të shitet në një klub në Evropë deri në fund të gushtit. /Telegrafi/