Telegrafi

Gjersa burrat e tyre luajnë për Anglinë në Botëror, të dashurat e lojtarëve fotografohen duke bërë ‘shopping’ në Katar

Të dashurat e lojtarëve të Përfaqësueses së Anglisë në Kampionatin Botëror 2022, e larguan tendosjen pas një barazimi të tensionuar me ShBA-në, duke bërë së bashku blerje në Doha.

E fejuara e Ben White, Milly Adams dhe e dashura e Bukayo Saka, Tolami Benson, u panë secila me nga dy çanta blerjesh të njëjta pranë hotelit të ekipit.

Partnerja e Luke Shaw, Anouska Santos, vendosi të shfrytëzonte transportuesin e hotelit, duke mos e bërë kështu rrugën në këmbë, shkruan The Sun.

Georgina Irwin (Foto: Dan Charity)

Dhe modelja Sasha Attwood, e cila është në lidhje me Jack Grealish, dukej mjaft bukur e veshur me një bluzë të hollë që mbulonte pantallonat e shkurtra.

Jo më pak atraktive dukej edhe e Aaron Ramsdale, Georgina Irwin, e cila ishte më në disponim se të gjithë të tjerët.

Sasha Attwood (Foto: Dan Charity)

Ajo kishte veshur një fustan të gjatë veror dhe sandale ndërsa kalonte e qetë nëpër qytet.

Ato dukej sikur kishin të gjitha të ftohtë, pavarësisht temperaturave rreth 30 gradë që e kishin bindur FIFA-n të organizonte Kampionatin Botëror në Katar, në dimër.

Tolami Benson (Foto: Dan Charity)

Dhe udhëtimi për të blerje ishte padyshim një moment qetësues për vajzat, pas ndeshjes së Anglisë kundër ShBA-së në rezultat 0-0.

Pas përfundimit të kësaj ndeshje, partneret e lojtarëve të Anglisë u panë duke ngushëlluar partnerët e tyre në tribuna më pas.

Anouska Santos (Foto: Dan Charity)

Kapiteni Harry Kane puthi gruan Katie Goodland pas detyrave të tij mediatike pas ndeshjes.

Ndërkohë, yll i Anglisë, Harry Maguire, u fotografua duke përqafuar gruan e tij Fern Hawkins dhe vajzën Lillie. /Telegrafi/

Milly Adams dhe Tolami Benson (Foto: Dan Charity)