Pak orë na ndajnë nga finalja e Ligës së Kampionëve mes Atletio Madridit dhe Real Madridit.
Zinedine Zidane mund të bëhet sportisti i fundit që e fiton Ligën e Kampionëve si lojtar dhe trajner.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth finales mes Atleticos dhe Real Madridit
Tekniku i Los Blancos e fitoi këtë garë si lojtar me Realin në vitin 2002 ndaj Bayer Leverkusen në 2002.
Ndërsa më poshtë keni gjashtë sportistët që e kanë fituar këtë garë si lojtarë dhe trajnerë. /Telegrafi/
1. Miguel Munoz
Si lojtar: 1956, 1957 (Të dyja me Real Madridin)
Si trajner: 1960, 1966 (Të dyja me Real Madridin)
2. Giovanni Trapattoni
Si lojtar: 1963, 1969 (Të dyja me Milan)
Si trajner: 1985 (Juventus)
3. Johan Cruyff
Si lojtar: 1971, 1972, 1973 (Ajax)
Si trajner: 1992 (Barcelona)
4. Carlo Ancelotti
Si lojtar: 1989, 1990 (Të dyja me Milanin)
Si trajner: 2003, 2007 (Të dyja me Milanin), 2014 (Real Madrid)
5. Frank Rijkaard
Si lojtar: 1989, 1990 (Të dyja me Milan), 1995 (Ajax)
Si trajner: 2006 (Barcelona)
6. Pep Guardiola
Si lojtar: 1992 (Barcelona)
Si trajner: 2009, 2011 (Të dyja me Barcelona)