Mesfushori kolumbian, Jamez Rodriguez duket gjithnjë e më larg Real Madridit.
Ylli i Kampionatit Botëror ‘Brazil 2014’, është nxjerrë në shitje nga skuadra e tij Real Madrid.
E destinacioni i ardhshëm i tij pritet të jetë mes Anglisë, Italisë dhe Gjermanisë.
Kampionati anglez duket më i mundshëm, pasi janë katër skuadra të mëdha që po e kërkojnë kolumbianin.
Arsenal, Chelsea, Manchester United dhe Manchester City janë vënë pas tij.
Ndërkohë edhe Juventus në Serie A dhe Bayern Munich në Bundesliga po e kërkojnë lojtarin.
Gjithsesi ajo skuadër që ofron mbi 40 milionë euro do të mund ta transferojë Rodriguezin. /Telegrafi/