Nëse keni probleme me presionin e lartë të gjakut, duhet të kujdeseni për stilin e jetesës duke reduktuar burimet e stresit dhe duke përfshirë një dietë më të shëndetshme. Megjithatë, nëse tensioni i gjakut rritet papritur, ka disa mënyra për ta ulur atë në një mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë.
Edhe pse ka truke për ta ulur shpejt presionin e gjakut, mbani mend se kurrë nuk duhet të mashtroheni me leximet e presionit të gjakut ose ta fshihni hipertensionin nga mjeku juaj, pasi kjo mund t’ju pengojë ta merrni trajtimin që ju nevojitet dhe të çojë në probleme më serioze shëndetësore.
Frymëmarrja e thelle
Sipas Harvard Health Publishing, frymëmarrja e thellë ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut. Duhet të merrni frymë thellë për rreth 15 minuta për ta ulur presionin e gjakut.
Lëng panxhari
Lëngu i panxharit ka nitrat, një komponent që zgjeron enët e gjakut dhe rrit rrjedhjen e gjakut. Edhe pse nuk është një trajtim afatgjatë, dihet se marrja e përditshme e nitrateve në dietë (250 mililitra lëng panxhari) ul presionin e gjakut.
Ecja
Ecja e shpejtë mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut, por për ta arritur këtë duhet të ecni për të paktën 15 minuta. Përndryshe, së paku 30 minuta aktivitet fizik pesë ditë në javë, mund ta ulë presionin total të gjakut dhe në këtë mënyrë të ketë efekt pozitiv në trajtimin e hipertensionit.
Pini ujë
Kur ndjeni se keni tension të lartë, pini një gotë ujë. Qëndrimi i hidratuar mund ta parandalojë rënien e papritur të presionit të gjakut. Sigurohuni që të pini të paktën dhjetë gota ujë në ditë.
Bananet
Bananet janë të pasura me kalium, i cili është një elektrolit që luan rol të rëndësishëm në trupin e njeriut kur bëhet fjalë për rrjedhjen e gjakut dhe rrahjet e zemrës. Nëse mjeku ju përshkruan suplemente kaliumi, merrni ato rregullisht.
Gjumi i pasdites
Pushimi dhe një sy gjumë pasdite, mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut dhe ngadalësimin e rrahjeve të zemrës, gjë që mund të jetë veçanërisht e dobishme përpara kontrollit të presionit të gjakut nga mjeku.
Megjithatë, asnjë përmbajtje në këtë artikull, nuk duhet të përdoret kurrë si zëvendësim për këshillat e drejtpërdrejta mjekësore nga mjeku juaj ose klinicistët tjerë të kualifikuar.
/Telegrafi/