Site icon Telegrafi

Gjashtë klube evropiane të interesuara për Folarin Balogun

Folarin Balogun është një lojtar shumë i kërkuar në afatin kalimtar të verës, sipas Ryan Taylor nga GiveMeSport.

Crystal Palace, Inter, Milan, Monaco, Marseille dhe RB Leipzig janë të gjithë të interesuar për nënshkrimin e sulmuesit të Arsenalit.

Topçinjtë e kuptojnë se ata kanë një nga sulmuesit më premtues të futbollit në librat e tyre, gjë që ndërlikon të gjitha marrëveshjet e mundshme.

Lexo po ashtu Arsenali i njofton skuadrat e interesuara për çmimin e Folarin Balogun

Sky Sports raportoi muajin e kaluar se Gunners po kërkojnë 60 milionë euro për 22-vjeçarin, një shifër që klubet e interesuara po refuzojnë ta paguajnë.

Mirëpo, Arsenali nuk e përjashton shitjen e Balogun dhe është i hapur ndaj ofertave zyrtare, derisa nuk do ta lëshojnë aq lehtë atë.

Mikel Arteta nuk e sheh lojtarin pjesë të planeve të tij, përkundër që ai shënoi 21 gola si i huazuar te Reims sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version