Real Madridi janë të gatshëm të bëjnë një shkëmbim duke ofruar shumë lojtarë për portierin e Manchester Unitedit, David de Gea.
Mbretërit vazhdojnë të mbeten pas objektivit të tyre të vjetër, spanjollit De Gea, të cilin e duan në skuadër.
Gjiganti spanjoll dështojë në transferimin e portierit të njohur në vitin 2015 shkaku i një dokumenti të vonuar, por në verën e këtij viti gjithçka mund të përfundoj me sukses për Realin.
Sipas mediumit lokal Manchester Evening News, shpresa e Realit që ofron tre lojtarë në ofertë, do të ndihmojë që Unitedi të bëjë biznes, duke parashikuar një mori lojtarësh, të cilët më parë kanë treguar interes në Ligë Premier.
Gareth Bale, i cili ka qenë prej kohësh një objektiv i Djajve të Kuq, mund të jetë emri i parë që ata kërkojnë të shkëmbejnë pasi Los Blancos kërkojnë të largojnë uellsianin nga liga e pagave të larta.
Skuadra e Jose Mourinhos ka kërkuar edhe ish-mesfushorin e Tottenhamit, Luka Modric dhe mesfushorin gjerman, Toni Kroos, me këtë të fundit pothuajse të nënshkruar me Unitedin në vitin 2014 nën urdhrat e David Moyes.
Në anën tjetër, përveç De Geas, Real Madridi është i interesuar edhe për Paul Pogba dhe Anthony Martialin dhe thuhet se i kanë dhënë Jose Mourinhos të drejtën e zgjedhjes së parë nga tre lojtarët e ofruar në shkëmbim se cilin e duan.
Deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje, por vera e 2018 pritet të jetë e nxehtë në aksin Madrid-Mançester dhe sipas gjitha gjasave do të shkëmbehet ndonjë lojtar. /Telegrafi/