Bashkimi me Interin do të ishte një lëvizje e keqe për yllin e Toronto FC, Sebastian Giovinco, ka thënë agjenti i tij.
Interi është në kërkim për një lojtar sulmi që i ndihmon kapitenit Mauro Icardi.
Deri më tani janë përmendur shumë emra për këtë pozitë, ndërsa i fundit është ish-ylli i Juventusit, Giovinco.
Giovinco kohëve të fundit futi Toronton në histori me një kurorë të trefishtë, duke ushqyer spekulime se koha e tij në Kanada ka përfunduar.
Transferimi te gjiganti italian, Interi, është përmendur si një destinacion i mundshëm.
Megjithatë, agjenti i lojtarit, Andrea D’Amico ka thënë së transferimi i tij te Interi do të ishte lëvizje e keqe nga ai.
“Do ta shihja si lëvizje të keqe kalimin në Inter, por vetëm sepse ai është shumë mirë aty ku është tani”, ka thënë fillimisht D’Amico për Radio 24.
“Ai ka bërë një zgjedhje sportive dhe një zgjedhje të jetës, dhe ai është i lumtur, përfundoi agjenti i Giovincos. /Telegrafi/