Nuk është më vetëm një ide, pasi tani kanë filluar të shkojnë gjërat përpara dhe shkëmbimi edhe mund të ndodh.
Është gazeta më e madhe sportive italiane Gazzetta dello Sport, që e hap ballinën me lajmin: Një diamant për Lautaron, një Zonjë për Icardin.
Sipas gazetës Dybala do të ishte partner ideal i argjentinasit tjetër të ri, ndërsa dëshirat e Icardit mund t’i plotësojë vetëm Juve.
Pavarësisht mesazhit të Beppe Marottas që “çështja Icardi” po zgjidhet dhe lojtari do të kthehet nën urdhrat e Luciano Spallettit, e ardhmja e tij mbetet enigmë.
Kjo pasi Lautaro Martinez po fiton më shumë simpati, sidomos pas paraqitjes mbresëlënëse në derbi me Milanin, ku edhe shënoi.
Paratici dhe Marotta, kanë gjuajtur fjalë mes njëri- tjetrit për këtë dyshe dhe së fundmi mundësitë për një shkëmbim të mundshëm mes dy rivalëve të përjetshëm të Serie A janë rritur.
Në verën që sapo e lamë pas Juventusi mendoi seriozisht për blerjen e Icardit.
Me ardhjen e tij Mario Mandzukicit do të largohej dhe argjentinasi do të luajë në krahë me Cristiano Ronaldon. /Telegrafi/