Gian Piero Gasperini me besim të plot ka thënë se Atalanta nuk do ta shes asnjë lojtar deri në qershor.
Atalanta mposht dje Empolin duke mbetur në pozitën e gjashtë në Serie, ndërsa Evropa nuk është më një ëndërr pasi në skuadër ka yje të rinj si Mattia Caldara, Roberto Gagliardini dhe Franck Kessie.
“Nuk do ta lëmë askënd të larohet nga tani deri në qershor”.
“Është një mundësi e mirë dhe ne jemi duke u bërë përherë më të fortë”, ka thënë Gasperini.
Skuadra me lojën e bukur i ka kthyer edhe tifozët në tribuna, ku kundër Empolit kishin mbushur pothuajse të gjithë stadiumin.
Flitet se Atalanta nga këta tre talentë mund të përfitojë hiq më pak se 80 milionë euro. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=0c_hPQkH5KU