Federico Chiesa është njëri nga talentet më të mëdhenj italian.
Sulmuesi anësor i Fiorentinës, ka shkëlqyer në dy vitet e fundit në Serie A.
Forma e mirë e treguar me fanellën vjollcë ka bërë që për të të ketë interesim nga skuadrat më të mëdha evropiane.
Skuadrat më të mëdha italiane, Roma, Juventus, Inter, Napoli dhe Milan po e duan lojtarin.
Favoriti kryesor mbetet Roma që po kërkon me ngulm transferimin e një sulmuesi anësorë.
Sipas medieve italiane, Giallorosët janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 40 milionë euro për lojtarin.
Fiorentina i ka caktuar çmimin e largimit lojtarit dhe po kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë.
20-vjeçari gjithashtu po kërkohet edhe në Angli nga Chelsea, Manchester United dhe Liverpool.
Reprezentuesi italian ka shënuar gjashtë gola këtë edicion dhe ka dhuruar tetë asistime në Serie A. /Telegrafi/