Site icon Telegrafi

Futbollisti i Interit këshillon Sanchesin që t’i bashkohet Milanit

Mesfushori i Interit, Joao Mario ka zbuluar se ai e ka këshilluar shokun e tij portugez, Renato Sanchesin që t’i bashkohet Milanit, pasi janë një klub i madh dhe me ardhjen e tij do të kishte një mik më shumë.

Futbollisti i Bayern Munichut ka thënë para disa ditëve se i sheh Rossonerët si ‘një opsion interesant’ dhe se ai dëshiron më shumë kohë duke luajtur se sa po merr aktualisht në Gjermani.

Lexo po ashtu Sanches pro kalimit te Milani: Nëse klubet arrijnë marrëveshje, do të doja që të takohesha me ta

Për këtë e ka këshilluar edhe bashkëkombësi i tij, futbollisti i Interit, Joao Mario, i cili i ka thënë të transferohet në Milan, pasi janë një klub i madh.

“Ne folëm pas ndeshjes të së enjtes (mes Interit dhe Bayern Munichut në Singapor)”, ka thënë fillimisht Joao Mario për La Gazzetta dello Sport.

Lexo po ashtu Rummenigge: Sanches largohet vetëm me huazim

“Ai është i ri dhe i fortë, kështu që unë e kuptoj se ai dëshiron të luajë vazhdimisht dhe se ka shumë konkurrencë për vende në Bayern”.

“I thashë atij se nëse shkon në Milan, do të gjejë një klub të madh dhe do të kisha një mik në qytet”, përfundoi mesfushori portugez. /Telegrafi/

Joao Mario dhe Renato Sanches gjatë një stërvitje te Portugalia
Exit mobile version