Luis Suarez dhe Lionel Messi janë dy futbollistët që kanë asistuar më shumë në La Liga që nga fillimi i sezonit të kaluar.
Për të shënuar një gol, sigurisht që në shumicën e rasteve nevojitet edhe një asistim nga bashkëlojtarët.
Këtë më së miri e kanë bërë dyshja e Barcelonës, Luis Suarez dhe Lionel Messi, që përveç shumë golave kanë bërë edhe shumë asistime, shkruan Telegrafi.
Dyshja e Barcelonës kanë bërë nga 18 asistime, duke lënë pas vetes shokun e skuadrës, Neymar, i cili ka bërë gjithsej 16 asistime.
Me nga 16 asistime janë po ashtu edhe mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos dhe ai i Atletico Madridit, Koke. /Telegrafi/
Më shumë asistime në La Liga që nga fillimi i sezonit të kaluar:
Luis Suarez – 18 asistime
Lionel Messi – 18 asistime
Neymar – 16 asistime
Toni Kroos – 16 asistime
Koke – 16 asistime