Fillimi i sezonit 2016/17 në pesë ligat kryesore evropiane na ka treguar shfaqje të mëdha nga disa futbollistë.
Megjithatë, nuk janë dy të përhershmit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, ata të cilët po thonë fjalën e fundit, shkruan Telegrafi.
Kjo pasi, sulmues tjerë si Pierre-Emerick Aubameyang, Mauro Icardi, Andrea Belotti dhe Diego Costa kanë ndikuar në më shumë gola këtë sezon.
Të katër këta sulmues kanë ndikuar në 13 gola për skuadrat e tyre në këtë sezon, duke prinë në listën e futbollistëve që kanë ndikuar në më shumë gola. /Telegrafi/
Pierre-Emeric Aubameyang 12 gola – 1 asistim
Andrea Belotti 10 gola – 3 asistime
Mauro Icardi 10 gola – 3 asistime
Diego Costa 10 gola – 3 asistime