Site icon Telegrafi

Futbollistët që goditën më shumë portën në tre sezonet e fundit (Foto)

Cristiano Ronaldo është futbollisti që ka goditur më shumë portën në pesë liga më të mëdha evropiane gjatë tre sezoneve të fundit.

Sulmuesi i Real Madridit është duke mbajtur formën e tij të madh tash e shumë vite, ndërsa këto vite ka qenë shumë i rrezikshëm për portierët kundërshtar.

Kjo pasi, portugezi ka arritur të godas plot 302 herë brendësinë e portave kundërshtare gjatë tre sezoneve të fundit, dukë lënë pas vetes shumë yje tjerë, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Ronaldo i rekordeve, futbollisti aktiv me më shumë gola me kombëtaret

Lionel Messi është futbollisti i dytë që ka qëlluar më shumë objektivin e portës kundërshtare, ku në tre sezonet e fundit ka goditur plot 281 herë.

Në vendin e tretë radhitet sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, që ka rrezikuar portën me 223 goditje, ndërsa i katërti gjendet Zlatan Ibrahimovic me 213 goditje në portë. /Telegrafi/

Më shumë goditje në portë në tre sezonet e fundit:

Cristiano Ronaldo   – 302 goditje në portë

Lionel Messi             – 281 goditje në portë

Gonzalo Higuain     – 223 goditje në portë

Zlatan Ibrahimovic – 213 goditje në portë

Exit mobile version