Telegrafi

Futbollistët fitues dhe humbës më të mëdhenj në rrjete sociale të Euro 2016 (Foto)

Kampionati evropian i futbollit ka bërë të famshëm për të mirë dhe të keq disa prej futbollistëve.

Por, kush janë fituesit dhe humbësit më të mëdhenj në rrjetet sociale për Euro 2016.

Brandtix ka bërë një kërkim në mediat sociale duke përfshirë të gjithë aktorët e përfshirë në turneun e evropianit duke marrë parasysh komentet pozitive ose negative të tifozëve.

PO ASHTU LEXONI: UEFA publikon listën e lojtarëve që shpërthyen në Euro 2016, në mesin e tyre edhe një shqiptar

Komentet kanë sjellje rritje ose ulje në numrin total të ndjekësve në llogaritë personale në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Shembull është portieri i kombëtares angleze, Joe Hart i cili pësoi një gol ‘qesharak’ prej mesfushorit islandez Kolbein Sigthorsson, e cila gjë bëri që më shumë se 85 për qind e komenteve në mediat sociale ishin negative.

Sipas ekspertëve të Brandtix, gabimet e tilla dëmtojnë vlerën e një lojtari në rrjete sociale. /Telegrafi/

Formacioni me humbësit më të mëdhenj

Formacioni me fituesit më të mëdhenj