Telegrafi

Futbollistët dhe Jurgen Klopp ishin në stadiumin ‘Nou Camp’ (Foto)

Barcelona mbrëmë shënoi fitore të thellë prej 4-0 kundër Moenchengladbachut në kuadër të Ligës së Kampionëve.

E për të parë magjinë e skuadrës katalonase ishin edhe disa prej futbollistëve të Liverpoolit.

Lexo po ashtu Turan me notë maksimale në ndeshjen Barca-Gladbach (Foto)

Hector Moreno, Firminho, Gregory Wijnaldum, Jordan Henderson, Lucas Leiva, Joe Gomes, Origi, Adam Llallana, Nathaniel Clyne, James Milner, Ragnar Klavan dhe trajneri Jurgen Klopp, transmeton Telegrafi.

Ndërsa në shkallët e stadiumit në Nou Camp nuk ishin të pranishëm Dejan Lovren, Joel Matip, Saido Mane si dhe Philippe Coutinho.

Ky i fundit ka qëndruar në Liverpool për tu rishëruar pas lëndimit të marrë ditë më parë në takimin kundër Sunderlandit. /Telegrafi/