Telegrafi

Fred futet në pesë blerjet më të mëdha të Manchester United – Pogba e Lukaku më të shtrenjtit, por befasojnë Di Maria e Mata

MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 12: Angel di Maria of Manchester United replaces Juan Mata as a substitute during the Barclays Premier League match between Manchester United and Manchester City at Old Trafford on April 12, 2015 in Manchester, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Manchester United e ka zyrtarizuar blerjen më të re nga Shakhtar Donetsk, mesfushorin Fred.

Të dy klubet e ka zyrtarizua marrëveshjen për 25 vjeçarin, për shumën e 60 milionë euro.

Ai futet në një nga lojtarët më të shtrenjtë në histori të klubit.

Më poshtë i gjeni pesë blerjet më të shtrenjta të ardhura nga Old Trafford.

Paul Pogba – 105 milionë euro nga Juventus në vitin 2016

Ylli francez është blerja më e madhe në histori të klubit, ndërsa kishte shkëlqyer për katër vite te Juventusi.

Klubi e riktheu pasi që e kishte rritur, por e kishte lëshuar falas të juve.

Romelu Lukaku – 85 milionë euro nga Evertoni në korrik të 2017

Edhe ky një lojtar i menaxhuar nga agjenti Mino Raiola.

Sulmuesi belg ka arritur të në vitin e parë të shënojë 27 gola në të gjitha garat.

Angel Di Maria  68 milionë euro nga Real Madridi në gusht 2014

I ardhur në kohën e David Moyes, Di Maria nuk tregoi pothuajse asgjë.

Ai dështoi edhe në drejtimin e Louis van Gaal, për tu shitur pastaj te PSG.

Fred – 60 milionë euro nga Shakhtar Donetsk në qershor 2018

Është blerja më e re e United. Ai pritet që të mbulojë boshllëqet e Michael Carrick dhe Marouane Fellainit.

Ai mund të luajë me Nemanja Maticin, por edhe me Ander Herreran.

Juan Mata – 42 milionë euro nga Chelsea në janar të 2014

Spanjolli erdhi si blerje e madhe, por që asnjëherë nuk ka shfaqur atë që është pritur nga ai.

I ardhur nga Chelsea, Mata nuk ka arritur të jetë lojtar startues. /Telegrafi/