Sir Alex Ferguson është emëruar trajneri i dytë më i mirë i të gjitha kohërave në histori të futbollit nga France Football.
Magazina sportive franceze ka përpiluar një listë prej 50 trajnerëve më të mirë, i pari është legjenda e Ajaxit, Rinus Michels.
Michels njihet për sukseset me Ajaxin, Barcelonën dhe Përfaqësueses së Holandës, por mbi të gjitha për avancimin e taktikave të futbollit që praktikohen edhe sot në futbollin modern.
Kriteret që ka përdoruar Franc Football për të përpiluar listën janë: Trofetë e fituar, ndikimi në lojën e futbollit, personaliteti dhe ndikimi te trajnerët tjerë që kanë ndjekur filozofinë e tij.
Në vendin e tretë është Arrigo Sacchi, pastaj Johan Cruyff , Pep Guardiola dhe Valeriy Lobanovski e mbyllin top pesëshen.
Në vendin e gjashtë është Helenio Herrera, pas tij vijnë Carlo Ancelotti, Ernst Happel dhe Bill Shankly, ndërsa më poshtë keni listën e plotë. /Telegrafi/