Telegrafi

Francë 4-3 Argjentinë, notat e lojtarëve

Angel Di Maria dhe Kylian Mbappe (Foto: Getty Images)

Përfaqësuesja e Francës është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’ pas fitores ndaj Argjentinës.

Golat për francezët i shënuan Antoine Griezmann (13′), Benjamin Pavard (57′) dhe Kylian Mbappe (64, 68′).

Ndërsa më i miri në fushën e lojës ishte Mbappe, ndërsa përveç golashënuesve me notë të lartë u vlerësuan edhe Paul Pogba dhe N’golo Kante.

Pogba dhe Javier Mascherano gjatë një dueli (Foto: Getty Images)

Për Argjentinën shënuan Angel Di Maria (41′), Gabriel Mercado (48′) dhe Sergio Aguero (90 +3′).

Më i miri për argjentinasit ishte Lionel Messi që në këtë ndeshje bëri dy asistime.

Lionel Messi dhe N’Golo Kante gjatë një dueli (Foto: Getty Images)

Më i dobëti ishte portieri i Argjentinës, Franco Armani, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve.

Vlen të theksohet se Franca në çerekfinale do të luajë me fituesin e Uruguai-Portugali. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve të Francës:

Notat e lojtarëve të Argjentinës: