Përfaqësuesja e Francës është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’ pas fitores ndaj Argjentinës.
Golat për francezët i shënuan Antoine Griezmann (13′), Benjamin Pavard (57′) dhe Kylian Mbappe (64, 68′).
Ndërsa më i miri në fushën e lojës ishte Mbappe, ndërsa përveç golashënuesve me notë të lartë u vlerësuan edhe Paul Pogba dhe N’golo Kante.
Për Argjentinën shënuan Angel Di Maria (41′), Gabriel Mercado (48′) dhe Sergio Aguero (90 +3′).
Më i miri për argjentinasit ishte Lionel Messi që në këtë ndeshje bëri dy asistime.
Më i dobëti ishte portieri i Argjentinës, Franco Armani, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve.
Vlen të theksohet se Franca në çerekfinale do të luajë me fituesin e Uruguai-Portugali. /Telegrafi/