Telegrafi

Me foto nga bregdeti, Olta Gixhari bën një paralajmërim: Qetësia përpara stuhisë

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshëm në film dhe teatër.

Megjithatë, vëmendja u drejtua tek ajo pas hyrjes në edicioni e dytë të Big Brother VIP Albania duke u bërë një prej banoreve më të komentuara.

Olta u konsiderua si rivalja kryesore e këngëtarit, Luiz Ejlli dhe dyshja ishin në fokus të publikut për muaj me radhës.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Por, aktorja hoqi dorë nga rrugëtimi në BBVA me arsyen se nuk po e përballonte mungesën e të birit.

Tashmë, pas daljes nga shtëpia e famshme, Olta është bërë mjaft aktive në rrjetet sociale dhe disa imazhe të reja ka postuar edhe së fundmi.

Lexo po ashtu E përmendin bashkë me djalin dhe bashkëshortin, Olta reagon ndaj Luizit

Në foto që ndau me fansat në Instagram, Gixhari shihet e veshur me një robdishan teksa relaksohej pranë bregdetit.

“Qetësia përpara stuhisë, numërim prapa ka filluar”, ka shkruar Olta në mbishkrimi.

Theksojmë që Olta tashmë ka paralajmëruar disa projekte dhe mbetet te shihet se çfarë do të sjell këtë herë. /Telegrafi/