Afati kalimtar veror do të jetë mjaftë interesant, pasi disa lojtarëve u skadon kontrata te skuadrat e tyre aktuale.
Disa janë në huazim, e disa ende nuk kanë marrë dritën e gjelbër që të vazhdojnë kontratën me kushtet e tyre.
Gianluigi Buffon do të jetë lojtar i lirë në këtë verë, mirëpo pritet që Juventusi t’i ofrojë marrëveshje të re dhe ta mbajë atë edhe për një vit.
Achraf Hakimi në anën tjetër është i huazuar nga Real Madridi te Borussia Dortmundi, derisa Thiago Silva, Giorgio Chiellini e Layvin Kurzawa u skadon kontrata.
David Silva do të largohet nga Manchester City me të përfunduar ky edicion dhe me gjasë do të luajë në Amerikë, gjersa Philippe Coutinho që është në huazim te Bayern Munich do rikthehet te Barcelona.
Chelsea ka shprehur interesim t’i vazhdojë Willianit kontratën edhe për një vit, mirëpo brazilian kërkon tri sosh, ndërsa Alexis Sanchez ende e ka të paqartë të ardhmen.
Zlatan Ibrahimovic po e mendon pensionimin, derisa kontrata e tij me Milanin përfundon më 30 qershor, e në anën tjetër Mauro Icardi është ende lojtar i Interit, por Paris Saint-Germain ka të drejtën për të blerë kartonin e tij në këtë verë. /Telegrafi/
Notre équipe type européenne des joueurs dont les contrats/prêts se termineront le 30 juin prochain… 👀
Et le moins que l'on puisse dire, c'est que le onze sélectionné a particulièrement fière allure. 😍 pic.twitter.com/xcAa8RqqqW
— GOAL France 🇫🇷 (@GoalFrance) March 22, 2020