Telegrafi

Formacioni i vitit në La Liga, mungon Ronaldo

Portali i njohur evropian, goal.com ka përzgjedhur formacionin e vitit në La Liga.

Çuditërisht në këtë formacion nuk ka vend për futbollistin më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo.

Përveç Ronaldos vërehet edhe mungesa e finalistit të ‘Topit të Artë’, Antoine Griezmann.

Gjithsesi në këtë formacion dominimi është nga kampionët e Spanjës, Barcelona që ka katër futbollistë me Sergio Roberton e Gerard Piquen në mbrojtje si dhe Lionel Messin e Luis Suarezin në sulm.

Me tre futbollistë prezantohet Atletico Madrid, me dy mbrojtës si Diego Godin dhe Felipe Luis si dhe me mesfushorin Ferreira Carrasco.

Ndërkohë Real Madridi prezantohet me Toni Kroos, Celta Vigo me Iago Aspas, Villareal me Manu Trigueros dhe Espanyoli me portierin Diego Lopez. /Telegrafi/