Telegrafi

Formacioni më i shtrenjtë në vitin 2006, i dominuar nga futbollistët e Chelseat – Ronaldinho me vlerën më të madhe

Vitin 2006 tifozët e futbollit e kujtojnë për Kampionatin Botëror të zhvilluar në Gjermani, ku Italia triumfoi në finale ndaj Francës.

Por pak kush i mbanë mend çmimet e futbollistëve që ishin në atë kohë dhe formacionin më të shtrenjtë.

Formacioni më i shtrenjtë në këtë vit kishte vlerë prej 442 milionë euro, ndërsa ishte i dominuar nga futbollistët e Chelseat që kishin vlerën më të madhe.

Edhe në këtë vit futbollisti me vlerën më të madhe ishte Ronaldinho që kushtonte 70 milionë euro.

Në portë është Gianluiggi Buffon me vlerë prej 35 milionë, ndërsa mbrojtja është Carles Puyol, John Terry e Alessandro Nesta.

Mesfushorët defensivë vijnë nga Chelsea me Frank Lampard me vlerë prej 38,5 milionë dhe Michael Essien dy milionë më pak.

Treshja ofensive nuk do shumë koment, pasi në të djathtë është ikona e Romës, Francesco Totti, në pozitën numër 10 Leite Kaka si dhe ylli tjetër brazilian Ronaldinho.

E dy sulmuesit më të shtrenjtë në vitin 2006 ishin Andriy Shevchenko me 51 milionë dhe Thierry Henry një milionë më pak. /Telegrafi/